Ballina Aktuale Deklaratë e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas votimit

Deklaratë e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas votimit

Kryetari i Lëvizjes Besa  dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 6 sot votoi në vendbanimin e tij.

 Ai në deklaratën pas votimit tha se:

“Është ditë e rëndësishme për ne shqiptarët e Maqedonisë. Ne sot do të dëshmojmë se e dimë se politikanët e këqij përkrahës më të mëdhenj i kanë mosvotuesit e mirë. Andaj, edhe shpresoj se sot shqiptarët do të dalin të votojnë që ta shporrim këtë rrugaçëri partiake që na ka kapluar. Un bashkëkombësve të mi mund tua përcjellë vetëm një porosi: edhe nëse nuk dilni të votoni do të ketë fitues që do te vendos për fatin tuaj. Andaj, dilni se o sot o kurrë ju mund ta vendosni se kush do të jetë fituesi që do ta përcaktojë fatin tuaj politik”, Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu