Deklarohen edhe njëherë nga partia e Pacollit se a kanë probleme me LDK-në

Gjatë ditës së sotme është raportuar se AKR-ja ka pasur mospajtime rreth listës së LDK-së. Kandidati për deputet nga AKR-ja, në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, është deklaruar edhe njëherë se nuk kanë probleme me LDK-në.

Sipas tij, ekziston harmoni dhe bashkëpunim për 14 shkurtin. “Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, shkruan Zyberaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Më parë u raportua se partia e Pacollit u nda e pakënaqur pas publikimit të listës se kandidatëve për deputetë, pasi ishin “marrë vesh për një tjetër renditje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu