Del harta, si e sulmoi Azerbajxhani-Armeninë me raketa e dronë, pse ky konflikt është shumë më i rrezikshëm se ai i 2020

Është rikthyer furishëm konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë pas bombardimeve të mbrëmshme nga azerët në drejtim të tokës armene, si asnjëherë më parë. Reuters raporton për 49 ushtarë armenë të vrarë për shkak të sulmeve azere në Goris, Kapan, Jermuk, Martuni, Artanish dhe Sotk. Ndërkohë nga ana e Azerbajxhanit nuk ka të dhëna për të vdekur, ndërsa Ministria e Mbrojtjes raporton se nuk ka asnjë inkursion të forcave të tyre brenda territorit armen.

Me herët Azerbajxhani theksoi se kishte sulmuar armenët për shkak se për disa ditë me radhë, forcat e tyre kishin minuar një territor të madh brenda kufirit zyrtar të Azerbajxhanit duke i cilësuar këto veprime si provokime të rënda të marrëveshjes së armëpushimit.

Ndryshe nga lufta e vjeshtës së 2020, Azerbajxhani kësaj radhe ka sulmuar në brendësi të territorit të Armenisë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ky fakt i tremb ekspertët e sigurisë së konflikti mund të përshkallëzohet pasi azerët kërkojnë akses direkt në enklvën e Nahçivanit, e cila është e ndarë nga pjesa tjetër e vendit.

Mediat e huaja raportojnë ndërkohë se ashtu si edhe në luftën e vitit 2020, edhe tani, azerët dhe turqit janë duke kryer stërvitje vetëm pak kilometra larg rajonit të Nagorni Karabakh.

Pas humbjes së luftës në vitin 2020 armenët u detyruan të largoheshin nga territoret e pushtuara në fillim të viteve ’90 në Nagorni Karabakh, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Madje, armënt etnikë atje shpallën edhe Republikën e Artsakh me mbështetjen e rusëve, e cila nuk është e njohur ndërkombëtarisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu