Del në pah, ja me çfarë dokumenti kaloi kufirin Gruevski?!

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë e ka kaluar me letërnjoftim por më pas ka vijuar marshutën e arratisjes me një dokument të siguruar nga ambasada hungareze në Tiranë.

Kjo është theksuar nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Gruevskit në Tiranë i është dhënë dokument i përkohshëm i udhëtimit (pasavan), që lëshohet nga ambasadat apo përfaqësitë diplomatike në rast të humbjes apo skadimit të afatit të pasaportës.

Sipas praktikave konsullore, dokument i tillë jepet në afat prej 3 deri 30 ditë dhe për përfitimin e këtij dokumenti, personi duhet të ketë dokument tjetër valid, siç është letërnjoftimi, patent shoferi apo çertifikata e lindjes. Në këtë rast këto i ka poseduar edhe Gruevski, pasi që nuk i janë konfiskuar, por vetëm dy pasaportat, ajo e rregullt dhe ajo diplomatike. Marshimi i ish-kryeministrit ka qenë fillimisht Shqipëria, Mali i Zi, më pas Serbia dhe Hungaria, përmes vendkalimit Horgosh.

Gruevski më 11 nëntor ka lëshuar vendin me letërnjoftim në shoqërimin e dy diplomatëve hungarez që kanë hyrë bashkë në Shqipëri, duke vijuar më pas në vendet e tjera. Më 12 nëntor rreth orës 22.30 ka hyrë në Serbi, përmes vendkalimit Gostun, edhe ate me letërnjoftim, duke vijuar më pas drejt Hungarisë, ku ka kaluar pikën kufitare të Horgoshit. Ai në këto dy pika ka treguar letërnjoftimin dhe lejen e lëshimit të ambasadës hungareze në Tiranë./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu