Del numri i rasteve dhe viktimave për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po vijon trendi i njejtë i të infektuarëve nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime, ndërsa janë regjistruar 111 raste të reja me koronavirus.

Në bazë të qyteteve, 63 raste janë regjistruar në Shkup, Kumanovë-11, Shtip-12, Tetovë-8, Veles-3, Ohër-1, Gostivar-3, Kriva Pallankë-1, Koçani-9.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar gjashtë pacientë të shëruar, edhe atë: Prilep-1, Tetovë-4, Manastir-1.

Dy pacientë kanë humbur jetën. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ishin regjistruar 125 raste dhe dy të vdekur, ndërsa dy ditë më parë shifrat ishin rekorde mbi 170 të infektuar.

Maqedonia e Veriut vazhdon ti prijë vendeve në rajon me numrin më të madh të të infektuarëve si dhe me vazhdimin e masave të përkujdesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu