Del Piero: Ronaldo nuk deshi të qëndronte, Allegri nuk bën mrekulli

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk mund të fajësohet për fillimin e dobët të sezonit dhe dështimin për ta mbajtur Cristiano Ronaldon – ka thënë Alessandro Del Piero.

Pas largimit të superyllit portugez drejt Manchester Unitedit në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, Zonja e Vjetër ka pësuar humbje të njëpasnjëshme në Seria A.

Legjenda e klubit, Del Piero, ka dalë në mbrojtje të trajnerit gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.

“Nuk mendoj se duhet të flasim për papërgatitje, por të përballemi me Realitetin: është e qartë se CR7 nuk deshi të qëndronte”.

“Më pëlqen Allegri, mendoj se ka ide të qarta, ai nuk mund të bëjë mrekulli. Puna që është bërë është e shkëlqyer, në zhveshtore dhe në fushë”, ka thënë Del Piero.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu