Delawie: Populli s’beson që lufta kundër korrupsionit po bëhet seriozisht

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka ftuar prokurorët që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis luftën ndaj korrupsionit.

Ai tha se dy prej prioriteteve të tij janë ta ndihmojnë Kosovën në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

“Populli i Kosovës nuk beson që institucionet e sundimit të ligjit punojnë seriozisht për ta luftuar korrupsionin. Ju duhet të punoni në mënyrë vendimtare dhe ta ndryshoni këtë sepse fundja ju i prini kësaj lufte dhe sytë e kosovarëve janë në juve. Korrupsioni ndal zhvillimin e demokracisë ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe thekson pabarazinë sociale. Ju nxis të gjithëve që profesionalisht t’i ndiqni penalisht të gjitha rastet e korrupsionit me profesionalizëm dhe përkushtim”, tha Delawie.

Delawie po ashtu ka ftuar që rasti i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq të hetohet me profesionalizëm.

“Për fat të keq prokuroria në veri po sfidohet me presionin që vjen nga rastet e profilit të lartë dhe rasti tragjik i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Mendoj që është thelbësore që ky rast të kryhet me gjithë profesionalizmin pa marrë parasysh sfidën”, tha ai, përcjell ksp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu