Delegacioni Bashkimi Europian në Tiranë ju del në mbrojte “GAY-ve”, i përkrah në fushatën e nisur në shkolla

Në lidhje me skandalin dhe debatin zhvilluar ditët e fundit për edukimin e të drejtave të komunitetit LGBT në shkolla fillore dhe të mesme në Shqipëri reagoi edhe delegacioni i BE-së në Tiranë. Përmes një deklaratë për shtyp thuhet se delegacioni i Bashkimit Evropian ka ndjekur nga afër debatin e kohëve të fundit mbi edukimin për të drejtat e njeriut dhe bulizmin në shkolla, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes kundër komunitetit “GAY” apo të quajtur ndryshe LGBTI.

Në komunikatën e tyre theksohet se: “Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, pikëpamjet politike, origjinën etnike, aftësinë e kufizuar, moshën apo orientimin e tij seksual. Ne besojmë fuqimisht në këto parime dhe i promovojmë dhe mbështesim ato në mbarë botën. Ne gjithashtu dënojmë me fjalët më të forta të mundshme diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, në të gjitha format ose manifestimet e tyre.

Institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut duhet të jenë të parët për të mbrojtur ata që janë subjekt i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa dhe vetë sulmet e dhunshme”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Kjo deklaratë nga delegacioni i BE ka ngjallur shumë kritika dhe reagime nëpër rrjetet sociale ku persona të shumtë kanë reaguar kundër delegacionit dhe madje shumë prej tyre e kanë quajtur skandaloze që në shkolla fillore dhe të mesme të proklamohet homoseksualizmi. /InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu