Deliu Kodra: Vjosa Osmani tash është militante e Albin Kurtit

Ish-deputetja dhe kandidatja për deputete e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka komentuar deklarimin e U.D presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me KQZ-në dhe kryetaren e këtij institucioni, Valdete Daka.

Deliu – Kodra ka thënë se Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se si grua në politikë, po goditej nga të gjitha anët.

Ajo tha se tash Osmani është militante e Albin Kurtit.

“Gjatë aktivitetit të saj politik, ajo e ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’. Por dje, ajo nuk mundi ta mbante nën kontroll më hipokrizinë e saj duke qenë se tash është militante e Albin Kurtit dhe harroi për një moment gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane”, ka shkruar Deliu – Kodra në Facebook.

Anëtarja e PDK-së e ka quajtur shantazhues dhe dekurajues, deklarimin e Osmanit kundrejt Valdete Dakës, kryetares së KQZ-së.

“Shantazhi i saj ndaj një gruaje të një institucioni të pavarur, znj. Valdete Daka, është dekurajim për qindra-mijëra gra, që po tregojnë kurajon për angazhim, pjesëmarrjen e aktivizëm”, ka përfunduar Deliu – Kodra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu