Dëmtimet për Ramos nuk kanë të mbaruar, shtyhet debutimi me PSG

Sergio Ramos duket se ende nuk ka arritur të heqë qafe problemet fizike dhe debutimi i tij në një ndeshje me PSG do duhet të shtyhet ende.

Lajmin del nga vetë klubi parizien, që konfirmon se mbrojtësi vuan ende nga një problem në muskujt e pulpës dhe do i duhet ende kohë për t’u rikthyer.

Dëmtimet e tij janë frika e madhe e klubit. Sezonin e shkuar ai qëndroi më së shumti jashtë dhe te PSG shpresojnë që problemet fizike për 35-vjeçarin të kenë marrë fund.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu