Denis Terziu anëtar i Degës në Çair braktis Koalicionin ASH-AAA,kalon në BDI

Vazhdojnë pakënaqësitë brenda koalicionit ASH-AAA në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut që kanë rezultuar me dorëheqje të reja informon TetovaSot.

Me këtë rast Denis Terziu nuk do të jetë më anëtar i Degës në Çair.Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme duke thënë se :” me pisllëqet e fshehura që ka Aleanca me Alternativën ,nuk pajtohem dot”.

Sipas Terziut akoma pa marrë pushtetin, janë ndarë postet dhe planet për largimin nga puna të administratës.

Ai i ka bërë thirrje shokëve, familjarëve dhe miqësisë së tij që të largohen siç është shprehur nga këta matrapazë.

Terziu tha se prej sot aktivitetet e tij dhe vota siç e ka quajtur të shenjtë e Familjes së tij shkon në Bashkimi Demokratik për Integrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu