Denko Maleski: Thirrjet e Uashingtonit të merren seriozisht

Thirrjet e faktorit ndërkombëtar për të tejkaluar krizën institucionale, që ka kapluar Maqedoninë nuk kanë të ndalur, ata në vazhdimësi porosisin vendin që duke u bazuar në parimet demokratike, sa më shpejtë të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit dhe të formojnë qeverin,për fat të keq, këto porosi po hasin në vesh të shurdhër.

Porositë e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), nga shumë njohës të rrethanave komentohen si një udhëzim dashamirësie, të cilave klasa politike duhet t’u qaset me kujdes, në të kundërtën vendi mund të përballet me sanksione.

Për ish-diplomatin, Denko Maleski, edhe kjo thirrje është në vazhdën e thirrjeve të shumta të faktorit ndërkombëtar, të cilën politikanët vendorë duhet ta marrin seriozisht.

“Kjo është vetëm edhe një nga shumë thirrje nga të gjitha vendet demokratike në Europë dhe në anën tjetër të oqeanit të cilat në vazhdimësi i bëjnë me dije presidentit se është obligim i tij ndaj Kushtetutës dhe sistemit demokratik që ta zhbllokojë procesin e ndërprerë demokratik, i cili filloi para katër muajsh me zgjedhjet dhe përfundimisht Maqedonia të fitojë qeveri dhe ai ta ndajë mandatin dhe të zhbllokohet kriza e sistemit tonë politik. Nëse politikanët tanë e marrin seriozisht, duhet të veprojnë sipas procedurave demokratike të vendeve europiane dhe ta zhbllokojnë procesin zgjedhor. Nëse jo, atëherë do të mbetej i hapur interpretimi se çarë saktësisht do të thoshte dhe si do të zbatohej”,- theksoi profesori universitar, Denko Maleski.

Uashingtoni, dje përmes Zëdhënësit të DASH-së, në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, në gjuhën maqedone ka ftuar autoritetet e Maqedonisë që sa më shpejtë dhe pa vonesa të formojnë qeverinë e re, në mënyrë që vendi të ec përpara drejt integrimeve euro atlantike./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu