Denoncimi: Do arrestohen 10 deputetë bashkë me Monikën, Rama urgjent në SHBA

Avokati dhe ish-ministri Spartak Ngjela ka postuar në Facebook se amerikanët po kërkojnë arrestimin e 10 deputetëve.

Deklarata vjen një ditë pas situatës së dhunshme në Kuvend ditën e djeshme.

Ngjela shton më tej se mes emrave ndodhet dhe ai I kryetares së LSI-së Monika kryemadhi, e ndërsa Rama ndodhet në tension dhe po mendon të shkojë urgjent për në Uashington.

Postimi i plotë:

Amerikanët kërkojnë arrestimin e dhjetë deputetëve.

Saliu dhe trimat e tij kanë futur kokën strukur nëpër bodrume.

Kërkohet dhe arrestimi i Monikës.

Rama është në tension, dhe mendon të shkojë urgjent në Uashington që të thotë jo. Mund të jetë nisur, por nuk duhet t’ia varin. Asnjë lëshim nuk u duhet bërë bandave që kanë grabitur shqiptarët, edhe duan t’i vënë zjarrin Shqiprisë që të ikin me gjitha paratë e vjedhura.

Por e ka kot Rama. Amerikanët duhet të veprojnë në mënyrë drastike se këta bakalaro duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Saliu me hordhitë e tij i kanë hedhur dorezën Amerikës.

Asnjë nga ata banditë nuk duhet falur, se, mbi të gjitha, kanë shkelur ligjin dhe kanë fyer popullin Shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu