Deponia në Dibër, tymi helmon banorët (VIDEO)

Tym dhe erë e keqe çdo ditë përhapen nga deponia e qytetit në Dibër të cilës para disa ditëve iu vu flaka. E njëjta ndodhët në rrugën që shpie drejt kufirit me Shqipërinë, vetëm 500 metra larg nga shtëpitë e para. Banorët thonë se në këtë deponi hedhen mbeturinat nga e gjithë Dibra, Mavrova dhe Rostusha.
“Shumë probleme kemi sidomos në mëngjes. Askush nuk shqetësohet. Në mëngjes duhet të kesh maskë për të ecur nga era e keqe”, deklaroi një banor.
Por deponia për dikë është burim i jetesës. Një grup fëmijësh nga Shqipëria që jetojnë në vendbanimet pranë kuÞrit, çdo ditë vijnë në Dibër për mbledhur lloje të ndryshme të mbeturinave, të cilat më pas i shesin për me çmime të lira në zonat ku jetojnë. Autoritetet lokale në Dibër thonë se bëhet fjalë për një problem të vjetër me dekada. Nga Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Dibër kërkojnë nga institucionet lokale dhe qendrore që urgjentisht të intervenojnë për tejkalimin e këtij problemi, në të kundërtën paralajmërojnë protesta kundër autoriteteve që neglizhojnë këtë situatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu