Deputetë të opozitës i hodhën pankartë në foltore, si reagoi Von der Leyen në parlament

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen është përballur me kontenstime nga ana e deputetëve të opozitës ndërkohë që mbajti një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa ajo fliste, nga salla u dëgjua disa herë një bilbil ndërsa në drejtim të saj u hodhën edhe pankarta.

Megjithatë, përgjigja e presidentes së KE-së ishte “Ju falenderoj për këtë sjellje demokratike.

Ajo theksoi më tej se i ka dëgjuar me kujdes shqetësimet për gjuhën dhe shtoi: Gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe nuk do të preket në këtë proces”.

Kjo deklaratë u shoqërua me duartroktije dhe ovacione. Deputetët e mazhorancës u ngritën në këmbë duke duartrokitur, ndërsa nga ata të opozitës pati kontestime.

Kujtojmë se kuvendi i Maqedonisë së Veriut është mbledhur këtë të enjte për propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, një proces që do t’i hapte rrugën nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu