Deputetët e VMRO-së akuzojnë ministrat e BDI për korrupsion

Deputetët e VMRO-DPMNE kanë vlerësuar vetëm ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravarin, si kuadër më i përgatitur në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa kanë nënvlerësuar ministrat e tjerë. Ndër të tjera ata akuzuan ministrat e BDI edhe për korrupsion.

Antonio Milloshoski tha se ekipi i mandatarit ka njerëz të korruptuar dhe të akutuar për korrupsion, duke përmendur emrin e Bujar Osmanit. Në lidhje me këtë rast, Milloshoski tha se do të ketë drejtësi selektive.

Milloshoski përmendi edhe akuzat e Ziadin Selës ndaj kandidatit për ministër për resor, Ramiz Merko. Nga kandidatët për deputet, Milloshoski vlerësoi lartë vetëm kandidaturën e Arben Taravarit, për të cilin tha se do ta kishin mbështetur, nëse votimi do të ishte individual për secilin kandidat. Akuza për ministrat e kabinetit Zaev pati edhe Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu