Deputet i BDI-së Branko Manojllovski, tha se mes deputetëve në Kuvend ka tension shumë të lartë dhe se do të donte të ishte urë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
“Do të doja të isha urë mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Një lloj ure mirëkuptimi mes jush. Unë jam me prejardhje shqiptar, por shqiptar i natyralizuar, kam mësuar në shkolla maqedonase. Hajt të bëhemi një, të punojmë për Maqedoninë”, tha Manojllovski.
Deputetja e LSDM-së, Mileva Gjeorgjieva tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së lëvdohen se kanë ndërtuar, por nuk tregojnë sa kanë vjedhur.
Sot deputeti i BDI-së Alimi gjatë seancës konstituive ka thënë se Platforma e Partive shqiptare nuk është e huaj por është vendore.
“Unë nuk jam në Parlamentin e Shqipërisë, por të Maqedonisë. Edhe njëherë them që nëse do të ishte Platforma tiranase, do të bisedonit në vend tjetër, jo këtu”, tha Alimi. /albeu