Deputeti i BDI-së përfshihet në skandal?! Ka marrë 4.000 euro për harxhime rruge, por nuk ka veturë, ja emri i tij! (FOTO)

Gazeta Nova Makedonija ka vazhduar hulumtimin lidhur me harxhimet e deputetëve për udhëtim, duke krahasuar të dhënat që deputetët i kanë dorëzuar te komisioni për antikorrupsion dhe të dhënat nga raporti i Kuvendit ku është evidentuar se cili deputet sa para ka marrë për harxhime rruge nga dhjetori 2016 deri në tetor të vitit 2017. Krahasimi i këtyre të dhënave ka sjellur deri te informacione interesante. Disa deputetë që kanë marë para për harxhime rruge me veturë, nuk posedojnë fare automobil, kurse shumë prej tyre edhe pse marrin para, kanë banesa në Shkup.

Për të sqaruar krejt këtë situatë, Nova Makedonija u ka shkruar e-maile këtyre deputetëve, por asnjëri nuk është përgjigjur.

Sipas të dhënave të Komisionit për antikorrupsion, katër deputetë që kanë kërkuar para për harxhime rruge, respektivisht për shfrytëzimin e veturës private për qëllime zyrtare, në fakt nuk posedojnë fare veturë, transmeton Gazeta Lajm.

Në mesin e këtyre deputetëve është edhe deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski, kurse deputetët tjerë janë Vankover mançev, Nadica Cipusheva dhe Magdalena Manaskova. Në periudhën dhjetor 2016 deri në tetor 2017 ata së bashku kanë marrë rreth 18 mijë euro për shfrytëzim të veturës private, por ata sipas Komisionit për antikorrupsion nuk posedojnë automobil të vetin.

Nga këta katër deputetë, më së shumti para nga Kuvendi ka marrë deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Vankover Mançev. Për më pak se dhjetë muaj ai ka marrë 448 mijë denarë (afër 7.500 euro). Ai posdon banesë në Shkup, kurse prindit e tij tri banesa në Strumicë dhe Dojran, por edhe nuk ka paraqitur se dkush prej familjarëve të tij posedon veturë private.

Deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski, sipas të dhënave që i ka dorëzuar te komisioni për antikorrupsion, është multimilioner. Ai posedon ndërtesë me vlerë mbi një milion dollarë e gjysëm, nga e cila fiton qira prej dhjetëra mijëra eurove në muaj, kurse në xhiro llogari ka mbi një milion dollarë. “Për shfrytëzimin e veturës private gjatë periudhës së lartëpërmendur ai ka inkasuar 4 mijë euro, por veturën e kujt e shfrytëzon Manoilovski, nuk morëm përgjigje”, shkruan Nova Makedonija.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu