Deputeti Frashër Krasniqi në paraburgim, policia nuk e ka liruar akoma

Deputeti Frashër Krasniqi, i cili u përfshi në një rrahje dje me deputetin e Nismës, Milaim Zeka nuk është liruar siç u raportua nga mediat.

Sipas portalit Periskopi, Krasniqit i janë caktuar 24 orë mbajtje nga Policia.

Gjithçka ndodhi gjatë një emisioni të drejtpërdrejt në Klan Kosova, kur Frashër Krasniqi grushtoi dy herë Zekën, i cili e ofendoi vazhdimisht deputetin e VV-së.

Nga përplasja fizike, Zeka ka marrë disa lëndime në fytyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu