Gjatë ditës së djeshme në në Bundestag, deputetët gjermanë diskutuan për zgjatjen me një vit të mandatit të Bundeswehrit në Kosovë, ku ndër të tjerash në këtë takim në theks të veçantë ishte edhe liberalizmi i vizave, dhe dialogu Kosovë- Serbi.
Peter Beyer, CDU, i cili është edhe është raportues për Kosovën si në Bundestag, dhe në Këshillin e Evropës, përveç kërkesës për t’ua liberalizuar vizat qytetarëve kosovarë theksoi se Qeveria Kurti duhet t’i kushtojë rëndësi mardhënieve me fqinjët.
Beyer, kujtoi edhe se me qeverinë e Joe Biden ekziston edhe një shans për t’u çliruar nga barra e dokumentit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe për t’i çuar përpara reformat transatlantike Deputeti kristiandemokrat hodhi poshtë idenë anëtarësimit të gjithë Ballkanit Perëndimor si bllok në BE.
“Kjo do të ishte baraz me pranimin e një dështimi total të politikës së zgjerimit të dhjetë viteve të fundit”, tha Beyer në Bundestag.
Beyer i kujtoi në fund qeverisë Kurti edhe “detyrat e shtëpisë”, siç e quajti ai, konkretisht, realizimin e Asociacionit të Komunave serbe. Beyer shprehu besimin se Kurti do të ishte në gjendje ta realizonte këtë premtim të mëparshëm të Kosovës, duke kujtuar se të gjitha qeveritë e deritanishme i kanë ikur kësaj çështjeje.









