Deputeti holandez bën thirrje që të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka bërë thirrje që të votohet për liberalizmin e vizave për Kosovën. Këtë të enjte, marrëveshja për liberalizimin e vizave pritet të votohet të Komitetin për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me vendet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me atë ritëm në Parlamentin Evropian. Votoni në komisionin e Parlamentit Evropian këtë të enjte”, shkroi deputeti holandez në Twitter.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në takimin e dhjetorit në Bruksel kanë miratuar marrëveshjen e arritur në mes të Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.

Pas votimit në LIBE, marrëveshja duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu