Deputeti i VV-së paralajmëroi bashkimin me Shqipërinë: Djuric ironizon me të

Ambasadori serb në Amerikë, Marko Djuric, ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, pasi paralajmëroi bashkimin me Shqipërinë.

Djuric, përmes një postimi në Tëitter, tha se këto veprime bien ndesh me ato çfarë kërkohen nga Sekretari amerikan, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Sekretari i Shtetit i SHBA u dërgoi një vendim të saktë dhe të mençur krerëve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata? Paralajmërojnë masën e reciprocitetit, bashkimin me Shqipërinë dhe kërkojnë ndjekje penale ndaj Sava Janjic. Duken premtuese”, ironizoi Gjuriq.

Fidan Ademi, ish kandidat për deputet, gjatë një vizite që kishte në fshatin Stancic të Gjilanit, kishte paralajmëruar bashkim me Shqipërinë ose me luftë ose referendum.

“Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia – prej grykë së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”, kishte shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu