Deputeti i VV-së tregon se kur do të bëhet Qeveria Kurti 3

Deputeti i Vetëvendosjes nga Obiliqi, Halil Thaçi, tha se pret që Qeveria Kurti 3 të formohet më së largu të dielën, kur edhe mbaron afati kushtetues.

Për të arritur këtë, ai tha se ka bisedime, por nuk arriti të japë detaje se më kë.

“Pres të dielën që ta kemi Qeverinë Kurti 3, shpresoj shumë se kjo do të ndodhë të dielën apo para të dielës. Shpresoj shumë se këto tri ditë do të krijohet Qeveria Kurti3. Sigurisht që ka bisedime dhe ato do të bëhen të ditura që sapo të formohet koalicioni”, ka thënë Thaçi në Tëvë1.

Duke komentuar deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk do të ketë koalicion me LVV-në ai ka thënë se është e drejt e tyre, por pati edhe një porosi për Abdixhikun “ se partia nuk rritet duke bllokuar shtetin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu