Deputeti i LSDM viziton fshatin e harruar Vojnoviq

Kandidati kryesor nga radhët e LSDM-së për të kandiduar për kryetar komune në Kumanovë, Maksim Dimitrievski, dje, në cilësinë e deputetit të kësaj partie, ka vizituar një nga fshatrat më të lënë pas dore nga komuna më e madhe për nga siperfaqja në Maqedoni, njofton InfoShqip.

Fshati që përbëhet nga qytetar të komunitetit shqiptar janë mjaftë të pakënaqur me neglizhencën e deritanishme të komunës së Kumanovës për këtë fshat. Fshatareët theksuan se ankesat e tyre i kanë drejtuar njeriut, që sipas banorëve të fshatit, do të drejtojë komunën e tyre.

Për takimin me banorët e fshatit Vojnoviq ka njoftuar edhe vet deputeti Maksim Dimistrievski. Ai ka postuar disa foto nga takimi me banorët e keëtij fshati në profilin e tij neë fejsbuk, dhe ka shkruar që po vjen koha për ide teë reja dhe politikës që siguron jeteë më të mireë për gjeneratat e reja.

“Mbrëmë kisha takim si deputet I LSDM-së me banorët e f.Vojnoviq, ju thash banorëve se unë jamë deputet i të gjithë qytetarëve, koha e dallimeve dhe ndarjeve është e shkuar, tani vjen koha e bashkimti të plotë të dhe përpjekjeve të përbashkëta për dalje nga kjo gjendje e rëndë socio-ekonomike. Po vjen koha e ideve të reja dhe e politikës që do të sigurojë një jetë më të mirë për gjeneratat e reja, koha e transparencës dhe përgjegjësisë, koha e një sjellje të sinqertë dhe mundësive por edhe obligimeve të barabarta për të gjithë”– ka theksuar Dimitrievski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu