Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se gjuajtja e gazit lotsjellës në Kuvend ishte gazi i botës dhe terrorizim i Kuvendit
Ai i ka quajtur deputetët e VV-së barbarë dhe rrugaçë, ndërsa ka thënë se për diçka të tillë kishte njoftuar shërbimi sekret serb.
“BIA serbe ka njoftuar se do të ketë gaz lotsjellës në Kuvend”, ka thënë Zeka.
Ai tha se Vetëvendosja sapo pa që ishin votat për Demarkacionin, vendosi që të hidhte gazin lotsjellës.
“VV-ja si e ka pa që Adem Hodza ka hyrë në Kuvend, e ka hedhë gazin”.










