Ju kujtohet senatorja australiane Larissa Waters, e cila ushqeu me gji foshnjën e saj në Parlament?
Ajo këtë gjë e ka bërë sërish në Parlamentin federal, derisa po votohej një ligj shumë i rëndësishëm për politikën e këtij vendi.
Gjatë seancës parlamentare që është mbajtur të mërkurën, nëna nga Queenslandi kaloi ligjin për sëmundjen e mushkërive, dhe për asnjë moment nuk u ndal duke e ushqyer me gji bijën e saj tremuajshe Alia Joy.
Ajo është fotografuar duke mbajtur një peshqir të bardhë në kraharor ku edhe e kishte vendosur foshnjën që e ushqente me gji, derisa në një moment kolegu i saj senatori Richard Di Natale është parë duke mbajtur vogëlushen Alia.
Waters tashmë është bërë model për shumë femra që merren me politikë në mbarë botën, të cilat i ka inkurajuar që ta ndjekin rrugën e saj për ta ushqyer foshnjën në orar të punës.














