Deputetja e koalicionit VLEN, , ka bërë të ditur se këtë vit po kryen Haxhin, një nga obligimet më të rëndësishme fetare për besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi nga vendet e shenjta në Arabinë Saudite, Saliji shprehu mirënjohjen që iu dha mundësia t’i përgjigjet thirrjes për këtë udhëtim shpirtëror, duke cituar fjalët e njohura të telbijes: “Lebbejke Allahumme Lebbejk, Lebbejke la sherike leke Lebbejk”.
Ajo tha se nata në Arafat, vend që në traditën islame njihet si vendi i takimit të parë mes Ademit dhe Havasë, e bën njeriun të kuptojë më thellë madhështinë e Krijuesit dhe përkohshmërinë e kësaj bote.
“Edhe pse kisha mundësinë ta përjetoja Haxhin në rrethana shumë më komode, zgjodha ta përjetoj si çdo besimtar tjetër, sepse Arafati ta rikujton fuqishëm se para Zotit nuk ka dallim pozite, pasurie, kombi apo titulli. Aty të gjithë qëndrojmë njësoj, vetëm si robër të Zotit”, shkroi Saliji.
Në mesazhin e saj, deputetja u lut që Allahu t’i pranojë lutjet e besimtarëve, t’u dhurojë zemra të qeta dhe faljen e Tij, duke kujtuar edhe thënien e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të): “Haxhi është Arafat”.










