Deri në orën 17:00 në Ohër votuan 41, në Strugë 30 dhe në Debarcë 44 për qind e qytetarëve

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 17 në Ohër, në votim kanë dalë 41,7 për qind e personave me të drejtë vote.

“Votimi po zhvillohet pa pengesa dhe probleme,q ytetarët i respektojnë masat”, theksoi kryetari i KKZ-së, Kliment Kamnarovski.

Jehona në Komunën e Debarcës deri në orën 17:00 është 44,41 për qind.

Për periudhën e njejtë kohore, deri në orën 17:00 në Strugë, të drejtën e votës e realizuan 30,06 për qind e votuesve.

Sipas informatave të KKZ-ve në tre komunat, votimi po zhvillohet pa pengesa, pa kurfarë parregullsish dhe në atmosferë të drejtë dhe demokratike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu