Deri të dielën temperatura ekstreme deri në 45 gradë, më pas freskim i ndjeshëm!

Nën ndikimin e një vale të nxehti ekstrem që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika, deri të dielën (27 korrik) në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë moti jashtëzakonisht i nxehtë me temperatura shumë të larta që do të arrijnë nga 37 deri në 44/45 gradë Celsius në rajonin e Vardarit dhe në rajonin e Shkupit.

Herë pas here do të fryjë erë fen nga drejtimi verior, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor.

Të dielën (27 korrik), në shumë vende do të fryjë erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Moti do të jetë me diell dhe me pak re lokale. Më shumë re priten të shtunën në mbrëmje dhe gjatë natës në të dielën, kur është e mundur të ketë reshje të shkurtra lokale shiu dhe bubullima.

Indeksi UV do të vazhdojë të jetë shumë i lartë deri në ekstrem dhe do të arrijë vlerën 9. Për këtë arsye, por edhe për shkak të valës së fortë të të nxehtit, apelohet që qytetarët të shmangin daljet jashtë pa nevojë në pjesën më të nxehtë të ditës (nga ora 10 deri në 17), si dhe të konsumojnë më shumë lëngje.

Freskimi i motit dhe ulja e ndjeshme e temperaturave pritet të fillojë të dielën në mbrëmje dhe gjatë natës drejt së hënës (nga 27 në 28 korrik). Një analizë më e detajuar për këtë freskim do të publikohet në përditësimet e ardhshme meteorologjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu