Derkovski: Zgjedhjet të organizohen sërish nga fillimi

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, Oliver Derkoski theksoi se zgjedhjet parlamentare duhet të organizohet sërish nga fillimi, për të mos krijuar hapësirë që dikush të kontestojë legjitimitetin e tyre.

“Ka shumë pyetje të hapura që duhet t’i zgjidhin të gjithë faktorët politik”, theksoi Derkoski në intervistën për TV24.

Ai kërkoi që në tejkalimin e këtë zbraztësirë juridike rreth vendimin për zgjedhjet parlamentare duhet të përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese, për të caktuar tashmë një datë tjetër, pas asaj që ishte përcaktuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Kushti për të pasur zgjedhje, është që të caktohet data, ndërsa KSHZ nuk është kompetente për të caktuar datën”, theksoi Derkoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu