Dëshironi të jetoni në Gjermani? Njihuni me çmimet e “kripura” të qirave

Me rritjen e normave të inflacionit, çmimet e qirave në Gjermani janë rritur dhe tani që temperaturat kanë rënë, çmimet e larta të qirave janë lidhur ngushtë me shpenzimet e ngrohjes.

Të dhënat më të fundit të siguruara nga Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë (Destatis), tregojnë se çmimet e qirave janë rritur veçanërisht në qytetet e mëdha.

Sipas Destatis, njerëzit që jetojnë në qytetet e mëdha paguajnë çmime dukshëm më të larta se ata që jetojnë në zonat rurale. Kjo do të thotë që të gjithë ata që planifikojnë të transferohen në një qytet të madh në Gjermani duhet të jenë të përgatitur të paguajnë një shumë të lartë qiraje.

Shifrat tregojnë se familjet në qytetet që kanë mbi 100,000 banorë kanë paguar një qira mesatare neto, përjashtuar shpenzimet e ngrohjes, pak mbi 8 euro për metër katror në gjashtë muajt e parë të 2022.

Njerëzit që jetojnë në qytetet e mëdha duhet të paguajnë qira dukshëm më të larta se ata që jetojnë në qytete të mesme ose zona rurale. Familjet në qytetet me mbi 100 mijë banorë kanë deklaruar se kanë paguar një qira mesatare neto pa shpenzime për ngrohje prej 8.30 euro për metër katror në gjysmën e parë të vitit 2022”, thuhet në deklaratën e Destatis.

Në anën tjetër, qiraja mesatare pa shpenzime për ngrohje ishte 6.40€ në qytetet e vogla dhe komunat rurale. Kjo sugjeron që ata që planifikojnë të zhvendosen në Gjermani ose të ndryshojnë vendndodhjen brenda vendit duhet të marrin parasysh çmimet e ngrohjes dhe ndryshimin e tyre nga njëra zonë në tjetrën.

Sa i përket qyteteve pak më të mëdha, që kanë nga 20,000 deri në 100,000 banorë, të dhënat e siguruara nga Destatis tregojnë se familjet duhet të paguajnë mesatarisht 6.90 € për metër katror.

Përveç Gjermanisë, edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian kanë shënuar rritje të çmimeve të qirasë, por jo domosdoshmërisht të lidhura me shpenzimet e ngrohjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu