Dështim: BDI e Ali Ahmetit nuk e fiton asnjë deputet nga Diaspora

Është mbyllur votimi në diasporë dhe sipas informacioneve të para, kandidati i vetëm shqiptarë nga radhët e BDI-së nuk ka arritur të grumbullojë numrin e nevojshëm të votave për të marrë mandatin e deputetit.

Kështu vjen edhe shuplaka e parë për BDI-në dhe Ali Ahmetin, si paralajmërim për humbjen e madhe që do t’i ndodhë nesër, më 11 dhjetor.

Është interesant se BDI-në e kanë bojkotuar edhe ato pak shqiptarë që paraprakisht ishin paraqitur për të votuar. Përveç bojkotimit të BDI-së, një numër i madh i mërgimtarëve tashmë ka arritur në Maqedoni për të votuar për Lëvizjen BESA, ndërsa një pjesë tjetër janë rrugës drejt vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu