Dështojnë negociatat, opozita qëndron në çadër

Pas dështimit të negociatave për caktimin e një date tjetër të zgjedhjeve opozita ka marrë vendim që të qëndrojë në çadër dhe të vijojë protestat.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Bashës me aleatët. Mësohet se Basha u ka thënë aleatëve se Rama nuk pranon që t’i shtyjë zgjedhjet dhe se ai ka caktuar vetëm 18 qershorin si datë të panegociueshme.
Në këto kushte, opozita duket se do të vijojë protestën dhe nuk do të ketë marrëveshje me qeverinë./Panorama/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu