Dështon përfundimisht transferimi i Juan Araujos te Barcelona, FIFA i kthen përgjigje negative katalunasve

Julian Araujo ishte gati për ta bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Barcelona, por ëndrra e tij për ta veshur fanellën e gjigantit katalunas ka marrë fund, së paku për momentin.

Barcelona kishte arritur marrëveshje me skuadrën amerikane Los Angeles Galaxy për huazimin e mbrojtësit të djathtë, por dokumentet u dorëzuan me 18 sekonda vonesë.

Kjo vonesë erdhi për shkak të një gabimi kompjuterik dhe Barelona është ankuar në FIFA.

Megjithatë shtëpia më e madhe e futbollit botëror nuk i ka dhënë të drejtë katalunasve dhe transferimi i Araujos ka dështuar përfundimisht.

Mediumi katalunas Mundo Deportivo ka raportuar se FIFA e konsideron çështjen të mbyllur dhe Araujo do të mbetet te LA Galaxy.

Barceloa tentoi afrimin e mbrojtësit të djathtë meksikan pasi lejuan transferimin e Hector Bellerin te Sporting Lisbona në Portugali.

Gjithsesi tani katalunasit duhet të presin afatin kalimtar të verës për të tentuar afrimin e një anësori. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu