Ka përfunduar pa epilog edhe takimi i sotëm mes përfaqësuesve të EVN-së dhe këshillit organizativ të protestuesve të cilët gjatë muajit të kaluar protestuan kundër kësaj kompanie për çmimet e larta. Ata thonë se nga EVN kanë marr vetëm se sqarime por jo edhe përgjigje për kërkesat e tyre.
Si duket na thirrën në takim për të mos u marrë vesh, takimi ishte I tillë. Shumica e përgjigjeve 99% të përgjigjeve janë shpjegime dhe jo përgjigje. Kjo është edhe një lojë e keqe e kësaj kompanie e cila përsëri donë që ta manipulon popullin dhe konsumatorët e tyre – deklaroi Arian Thaçi, Këshilli protestues Shkup.
Nga kompania energjetike mbeten në qëndrimin se EVN nuk është kompetente për çmimin, por vetëm për shpërndarjen e energjisë elektrike.
Ndryshe në takimin e sotëm ishin edhe përfaqësues të këshillit protestues i Tetovës, të cilët nga sot do të funksionojnë si një trup i vetëm.
Ne tani do të funksionojmë si një trup, dhe iu bëjmë thirrje edhe këshillave tjerë nga qytetet tjera që të bëhemi bashkë, sepse shumë koka do jenë më ndryshe se sa vetë të shkojmë ne si tetovarë, dhe do ta fitojmë këtë luftë – tha Tahir Abdullahi, Këshilli protestues Tetovë.
Nga këshilli thanë se protestat sërish do të aktivizohen me kërkesat tani më të njohura, uljen e çmimit të energjisë elektrike, heqjen e pagesave shtesë, fatura edhe në gjuhën shqipe, lirimin nga pagesa për matësit elektrik si dhe faljen e borxhit për kategoritë e rrezikuara.