Detaj nga debati Trump-Biden: ja kush prej tyre tha “InshAllah” (VIDEO)

Debati i parë i dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Donald Trump dhe Joe Biden, ishte kaotik, plot akuza dhe fyerje.

Me interes të veçantë ishte debati mbi (jo)pagimin e taksave nga ana e Trump, sipas një investigimi të fundit nga New York Times.

Trump tha se ai do të tregonte të gjitha deklaratat e tij tatimore. Dhe, nën kakofoni, Biden ndërhyri duke e pyetur: “Kur do t’i shoh inshallah?”.

Kjo fjali e tij provokoi diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

“Inshallah” është fjalë e përdorimit të gjerë në popullsi muslimane apo në shoqëri me nënshtresëzime apo trashëgimi islame. Do të thotë: “Në dashtë Zoti!”.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu