Detaje tjera tronditëse: Gjyshi me gjyshen panë tmerrin me sy teksa flakët dogjën të gjallë nipërit sëbashku me nënën e tyre

Tragjedia që goditi sot herët në mëngjes familjen Zulbeari, ka shokuar dhe ka tronditur gjithë Tetovën. Që sot në orët e para të mëngjesit humbën jetën nga flakët që përpiu shtëpinë e tyre familjare, nëna 39 vjeçare Fatime Zulbeari dhe katër fëmijët e saj të moshës 6, 9, 12 dhe 14 vjeç, tre djem dhe një vajzë, raporton TetovaSot.

Fiqnji Fetish Aliu në rrëfimin e tij për TetovaSot, theksoi se sot në ora 4 të mëngjesit e ka kuptuar nga tymi se ka kapluar zjarri në shtëpinë e fqinjit të tij të familjes Zulbeari.

Fqinjët rrëfejnë se gjyshërit e familjes së ndjerë u përpoqën për të shpëtuar nipërit e tyre nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre.

“Gjyshi me gjyshen janë përpjekur për të shpëtuar nusen e tyre dhe katër fëmijë, por nuk arritën për shkak të flakës fortë që kishte kapluar katin e sipërm”, rrëfen fqinji Aliu.

Nga fatkeqësia kanë arritur të shpëtojnë vetëm gjyshi me gjyshen që ishin në po të njejtin shtëpi, por që jetonin në katin e poshtëm.

Fatale për familjen Zulbeari ka qenë kulmi i cili ishte nën flakë dhe që ka ra mbi pesë viktimat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu