Detaji tronditës nga përgjimet, Tahiri mori dhuratë varësen e çmuar me diamant

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e të shtunës e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, gjatë kohës që ishte me dyer të mbyllura, kërkesë e 3 prokurorëve që kërkojnë arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Mësohet se janë paraqitur 1800 faqe të tjera me pergjime që i takojnë periudhës së viteve 2013-2016.

Në këto përgjime, flitet për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (per te cilin prokuroria pretendon se eshte ish-ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mije euro, prej diamanti sipas Panorames.

Ky fakt është praqitur sot në seancën pa media të mbledhjes së Këshillit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu