“Deti” në Hagë, ministri grek fut te lista e sukseseve paktin me Shqipërinë: Ne po zgjerohemi

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias bëri një bilanc të punës së tij në krye të diplomacisë dy vite nga marrja e detyrës.

Institucioni që ai drejton ka bërë një raport përmbledhës që fillon me mesazhet “Ne po forcojmë pozicionin e Greqisë në skenën ndërkombëtare”.

Pastaj, paraqitet një fragment nga fjalimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Parlament i cili shprehej “Greqia po zgjerohet duke u bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ligjin për Detin“.

Kreu i ekzekutivit grek në deklaratën e tij të gushtit të vitit të kaluar i referohej marrëveshjes së pjesshme të demarkacionit për detin me Egjiptin, me Italinë dhe marrëveshjes me Shqipërinë, për të cilën dy vendet ranë dakord për ta çuar në Gjykatën e Hagës” shkruajnë mediat greke.

Pastaj, video-mesazhi nga Dendias vijon me Ankaranë “Ne iu përgjigjëm me vendosmëri çdo sfide” shprehet ai, me sfond konfliktin me Turqinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu