Devijimi i korridorit 8, Sela: Mickoski po vazhdon planin e Gruevskit

Paralajamërimi i kryeministrit se do të ketë ndryshim dhe se pjesa e Korridorit 8 nga Trebenishti deri në Qafë Thanë nuk do të ndërtohet, ka nxitur reagimin e opozitarëve shqiptar. Ziadin Sela thotë se paralajmërimi i kryeministrit vërteton atë për të cilën ai kishte alarmuar javë më heret pikërisht për këtë pjesë të korridorit.

Sipas Selës, arsyetimi i Qeverisë me UNESCO-n, nuk mban dhe është i arsyetim banal. Për Selën, autostrada Kërçovë-Ohër është ajo që e rrezikon UNESCO-n më shumë se Korridori 8. Shton se zona e mbrojtur nga UNESCO në rrezik është edhe më shumë nga ndërtimet pa leje në Ohër dhe Strugë.

“Në qoftë se duhet të flasim për zonën e UNESCO-s, ku në konekst më tepër vëndohet Struga sesa Ohri, duhet thënë një e vërtetë se Korridori 8 nga Trebenishta deri në Qafë Thanë dhe të gjithë këtë traektore nga liqeni i Ohrit është më së paku në vijë ajrore 1km. Në qoftë se flasim për segmentin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Ohrin, ky segment, kjo linjë ajrore e afërsisë së autostradës me Liqenin e Ohrit, ka vende në të cilën, kjo distancë nuk është as edhe dhjetra metra”, ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË.

Për Selën, Qeveria e VMRO-DPMNE-së po e realizon planin e Nikolla Gruevskit, duke devijuar Kooridorin 8, siç bënte Gruevski me autostradën Kërçovë-Ohër. Sela thotë se projektet shqiptare mbeten në vetëm premtime në letër.

“Është vazhdimësi e një politikbërje të sëmurë, është një vazhdimsi e një politikbërje që vendos kufij dhe që gishtat pastaj ja drejton shqiptarëve që duan kufij. Ashtu siç vendohet kufij ndaj shqiptarëve në të drejtën e shkollimit, ashtu po na vizatohen kufij edhe me projekte infrastrukturore. Është mentalitet dhe logjikë e Nikolla Gruevskit dhe kjo sot që po ndodhë nuk është asgjë tjetër veçse vazhdimsi e këtij mentaliteti dhe kësaj logjike. Aso kohe Nikolla Gruevski me BDI-në dhe sot, Mickoski vazhdon të njëjtën” ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-SË.

Për devijimin e projektit të Korridorit 8, ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, nga ku thonë se ndërprerja e projektit Strugë-Qafë Thanë është vendim politik, jo kërkesë e UNESCO-s. Nga BDI thonë se është tradhti dhe e papranueshme të jesh pjesë e qeverisë dhe të pranosh pa asnjë reagim ndërprerjen e një projekti që prek interesat strategjike të shqiptarëve./Mevludin Imeri /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu