Dhanë premtimin për besnikëri dhe u nisën për në muaj mjalti, çifti aksidentohet dhe humb jeten

Mbrëmjen e së shtunës i premtuan njëri-tjetrit besnikëri deri sa vdekja t’i ndante. Në mëngjes herët, pak orë pas dasmës, u nisën për në muaj mjalti. Por nuk e dinin se vdekja u kishte ngritur “kurth” që në udhëtimin e tyre të parë burrë e grua.

Mëngjesin e së dielës, një makinë doli nga rruga dhe u përplas me një kamion që ishte ndaluar në autostradën Aydin-Izmir.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “DHA”, përcjell tvklan.al, nga përplasja e fortë humbi jetën 24-vjeçarja që ishte martuar një ditë më parë, Ozlem Yalin, ndërsa bashkëshorti i saj 28-vjeçar, Ferhat Yalin dhe dy persona të tjerë, u plagosën.

Makina raportohet se drejtohej nga dhëndri.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e shpëtimit, të cilët arritën të nxirrnin gjallë nga makina tre të plagosurit rëndë, por nusja e re nuk ia doli.

Edhe në disa ftesa të dasmës, që përfunduan në rrugë pas përplasjes, u pa se Ozlem Yalin dhe Ferhat Yalin ishin martuar mbrëmjen e së shtunës me një ceremoni të organizuar në Soke.

Pas dasmës ata ishin nisur për në muaj mjalti, pjesën e parë të të cilit kishin planifikuar ta kalonin në Izmir, ndërsa të dytën në Qipro, por gjithçka përfundoi tragjikisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu