Dhëmb për dhëmb me nacionalistët maqedonas, ja çfarë bënë mbrëmë shqiptarët e Dibrës së Madhe (FOTO)

Një grup vandalësh ende të paidentifikuar nga policia fshinë gjatë ditës së djeshme tabelat në gjuhën shqipe në disa qytete të Maqedonisë, por sigurisht që shqiptarët nuk mund të rrinin duarkryq.

Ata janë hedhur në aksion gjatë mbrëmjes së djeshme duke prishur atë që kishin gatuar nacionalistët maqedonas duke hequr bojën e hedhur mbi emërtimet në gjuhën shqipe.

Nga fotot e ardhura në redaksinë e Albeu.com, shihet se si shqiptarë të zonës përreth kanë fshirë zhgarravinat e maqedonasëve mbi tabelat në gjuhën shqipe duke i rikthyer ato në gjëndjen e mëparshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu