“Dhëmb për dhëmbë” me mazhorancën: Meta projekton veten në fjalët e një kardinali

Presidenti Meta ka publikuar tjetër status në funksion të një beteje të paprecedent politike me mazhorancës, prej së cilës është dhe në krye të shtetit.

Ai ka publikuar fjalët e një kleriku të krishterë kushtuar figurës së politikanit – se si ai duhej të qe – duke e parë veten aty, kjo në kontekst të përplasjes me Ramën.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, dua të sjell në vëmendje disa nga mesazhet tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e Tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë:

Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet!

Bekuar politikani, që frymëzon besim;

Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet;

Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar;

Bekuar politikani, që punon për unitetin;

Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe;

Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve;

Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media“. shkruan Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu