Dhjetëra eurodeputetë kërkojnë heqjen e roamingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

Javën e kaluar një grup prej më shumë se 80 eurodeputetësh nga grupe të ndryshme politike i janë drejtuar me letër Komisionit Evropian duke i kërkuar që të hiqen barrierat e roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputeti austriak nga Partia e Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz thotë se kjo do të ndihmonte që shumë mërgimtarë nga Ballkani të komunikonin më lehtë me familjet e tyre.

“Ne kemi nevojë urgjente për një integrim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe një hap drejt kësaj do të ishte shembja e barrierave të roaming. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut drejt BE-së, por gjithashtu do të largonte pengesat e përditshme të qytetarëve të vendeve perëndimore që vijnë nga Ballkani e që jetojnë dhe punojnë në BE, shpesh larg familjeve të tyre, që përballen me tarifat e shtrenjta të roaming-ut.

Komisioni Evropian duhet të kontribuojë në një integrim më të fortë duke krijuar një Zonë të Lirë Evropiane Roaming që përfshin Ballkanin Perëndimor”, tha mes tjerash Waitz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu