Simpatizantë të PS-së, por jo vetëm janë mbledhur përpara shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Mesa duket ata kanë shkuar aty, në mbështetje të Tahirit duke qenë se ky i fundit pritet të arrestohet shuëm shpejt.
Prokuroria për Krimet e Rënda, ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të tij si deputet, pasi Tahiri dyshohet ë jetë implikuar në trafikun e drogës së bashku me grupin “Habilaj”.
Mësohet se simpatizantët janë oficerë dhe policë të cilët kanë ndjekur me interes nismat që kishte ndërmarrë Tahiri në kohën kur ishte ish-ministër i Brendshëm.