Dhjetra “Komitë” kanë përfunduar në stacion policor

Dhjetë persona kanë përfunduar në stacionin policor në Bit Pazar për bisedë në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në bul. “Kërste Misirkov”.

Është biseduar me shtatë minorenë dhe tre të rritur, midis të cilëve edhe me shoferin e autobusit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt. Nga incidenti në fjalë mbetën të  lënduar tre persona, të cilët pas ndihmës së dhënë mjekësore në Qendrën e urgjencës janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

MPB paraprakisht njoftoi se për incidentin në autobusin e qytetit është arrestuar edhe një person. Sipas informacioneve, mbrëmë një grup tifozësh kanë sulmuar udhëtarë në autobusin nr.50 të NPQ në bul. “Kërste Misirkov” në Shkup tek 26 Korriku, kanë shkaktuar aksident të autobusit dhe kanë vazhduar me rrahjen në stacion. SPB-Shkup po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu