Dhuna në Kuvend, Spasovski suspendon dy funksionarë dhe 30 policë

Ministri Brendshëm Oliver Spasovski ka suspenduar Kryeshefin e Shërbimeve Qendrore policore, Goran Georgievski si dhe kryeshefin e njësiteve speciale, Mitko Peshov. Alsat mëson se në mesin e të suspenduarve gjenden edhe 30 përfaqësues të tjerë të policisë.

“Në bazë të analizave të gjendjes faktike është konstatuar se gjatë marrjes së masave konkrete dhe aktiviteteve të përfaqësuesve të MPB-së, në sigurimin e Kuvendit janë bërë lëshime dhe atë: në procesin e grumbullimit të informatave, mungesa e analizave adekuate, planifikimi i resurseve, vlerësimi i rreziqeve, zbatimi i kompetencave policore si dhe pjesa e zbatimit të ingerencave policore. Gjithashtu lëshime janë konstatuar edhe në pjesën e sjelljes etike dhe profesionale të nëpunësve policorë të cilët kanë kryer detyrën e tyre para dhe pas ngjarjes”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu