Dhunë e kaos në Tiranë? Policia e Shtetit jep alarmin

Ndërkohë që sot pritet dhënia e masës së sigurisë për 23 kuksianët e arrestuar, policia e Shtetit ka dhënë alarmin.

Mësohet se nga një urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe 6 Komisariatet kanë kaluar në gatishmëri.

Burime nga policia bëjnë me dije se pritet një përshkallëzim të protestës ndaj Veliu, i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, që të marrë të gjitha masat për parandalimin e incidenteve të mundshme dhe kalimin e shërbimeve në gatishmëri.

Rikujtojmë se protesta e nisur ditën e dielë në orën 19:00 para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës vazhdon ende. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu