I dërguari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka udhëtuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajçak ka bërë të ditur se sapo ka arritur në Washington DC, në vizitën e tij të parë në SHBA.
Ai ka thënë se këtë vizitë po e bënë në cilësinë e Përfaqësuesit Specia të BE’së. Ndërsa, ka njoftuar se do të takohet me miq amerikan në New York. “Sapo mbërrita në Uashington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE -së. Mezi pres takimet e mia me miqtë amerikanë këtu dhe në NYC”.
Duhet theksuar që së fundit janë shtuar vizitat në mes të përfaqësuesve amerikan dhe atyre europian sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Se fundmi në Bruksel ishte zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar në takim më Lajcak për të asistuar në gjetjen e një zgjidhje për situatën e acaruar në veri të Kosovës, ku edhe u arrit pajtimi për targa në mes të palës kosovare dhe asaj serbe.









