Diaspora do të grumbullojë para për të blerë snajper amerikanë për ushtrinë e Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes e ka përmbyllur me sukses edhe një gjeneratë të Kursit të Avancuar të Liderit dhe kursit bazik për snajper. FSK-ja bën të ditur se KAL është një kurs që realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës togu dhe rreshter togu.

Lajmi dhe fotografitë nga kjo stërvitje kanë nxitur shumë aktivistë shqiptarë në diasporë të fillojnë të organizohen për grumbullimin e mjeteve për të blerë 100 snajperë të tillë si dhuratë për ushtrinë e Kosovës (FSK).

Ata ende nuk e kanë vendosur nëse mjetet do ia dhurojnë Qeverisë së Kosovës, që pastaj Qeveria të blen snajperët, ose do i blejnë vetë dhe pastaj do i sjellin në Kosovë.

Ende po bëjmë analizat e nevojshme. Me rëndësi për ne është që ky aksion të mbyllet me sukses, pa i shkelur ligjet e vendeve ku jetojmë”, deklaroi për portalin Lideri.mk njëri prej iniciatorëve.

Përndryshe, bëhet e ditur se bëhet fjalë për snajperë me precizitet të lartë në distanca të largëta që ofrojnë mundësi edhe vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu